10 Arsyet kryesore, pse biznesi juaj ka nevojë për Konsulent Biznesi
Artikulli më poshtë me autor Justin P. Cox, prej kreut nxjerr në pah nevojën e biznesit për të bashkëpunuar me një konsulent biznesi. Po e sjellim këtë shkrim, jo duke u nisur nga pozicioni i ProspecTime, si konsulent biznesi, por më shumë si një nevojë, nisur nga eksperienca jonë, për të qartësuar rolin e konsulentit në një organizatë biznesi. Në mjedisin e tanishëm ekonomik, jo vetëm në tregun tonë, por edhe në tregjet më të zhvilluara, është e rëndësishme që bizneset të gjejnë mënyra për të shfrytëzuar më mirë burimet dhe për të rritur të ardhurat. Të zgjedhin të punojnë me një konsulent me përvojë, do t'i ndihmojë bizneset të zhvillohen, të përsosen dhe të rriten, duke u bërë më të zhdërvjellët e më konkurrues. Nga ana tjetër, konsulentët jo vetëm që përcjellin njohuritë e fituara nga eksperienca, por edhe mësojnë e studjojnë nga eksperienca ndërkombëtare, për të kënaqur pritshmëritë e klientit. Është një bashkëpunim reciprok, ku të dyja palët fitojnë. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Nëse jeni duke filluar një kompani të re ose në një biznes ekzistues në rritje, një ditë ju mund të keni nevojë për ndihmën e një profesionisti. Një plan konsulence biznesi mund t'ju kursejë mijëra dollarë. Një konsulent i mirë ju siguron një perspektivë të re, ide të reja, ekspertizë specifike dhe gjëra të tjera për të përmirësuar gjendjen e klientit.
Këtu janë dhjetë arsyet kryesore, përse kompanitë punësojnë Konsulent Biznesi:
1. Nevojitet një vëzhgues objektiv
Ndërsa i drejtohemi miqve dhe familjes për këshilla personale, në fushën e biznesit, sipërmarrësit i kthehen një eksperti në biznes. Një konsulent me përvojë mund të sigurojë një pikëpamje të re dhe të identifikojë problemet, që drejtuesit e kompanisë apo pronarët nuk do të ishin në gjendje t'i shikonin.
2. Për të marrë një ekspertizë specifike
Shpesh klientët punësojnë konsulentë profesionistë, që kanë një aftësi të caktuar e për të cilën janë specializuar, kur kanë nevojë të ngutshme dhe nuk mund ta gjejnë atë brenda kompanisë.
3. Për të marrë ndihmë me nisjen e biznesit
Për shkak të mungesës së përvojës ose njohurive të mëparshme, shpesh sipërmarrësit e rinj kanë nevojë për dikë që t'i ndihmojë ata në hapat e parë të zhvillimit të biznesit. Pra, ata fillojnë të shikojnë "konsulentët e biznesit pranë meje". Një shërbim i mirë konsulence garanton nisjen e suksesshme të operacioneve duke përdorur metoda të provuara dhe të testuara.
4. Për të shkurtuar kostot
Marrja e një konsulenti biznesi mund t'ju kursejë mijëra dollarë në javë, sepse ata nuk kanë nevojë për përfitime si punonjës me kohë të plotë. Në përgjithësi, duket sikur tarifat e një konsulenti janë më të larta se paga e një punonjësi, por në fakt nuk është kështu, nëse ju duhet ndihma e tyre për një kohë relativisht të shkurtër.
5. Për të bërë ndonjë "punë të pistë"
Natyrisht, njerëzit e kanë të vështirë të shkurtojnë stafin e tyre. Kjo është arsyeja pse ndërmarrjet kanë nevojë për një konsulent biznesi, i cili është i paanshëm dhe mund të përballojë me lehtësi detyra të tilla të pakëndshme. Në filmin "Up in the Air", karakteri i realizuar nga aktori George Clooney, e bën një punë të tillë - ai u angazhua për të shkuar në të gjithë vendin, për të kryer ndërprerjen e marrëdhënieve të punësimit, në emër të klientëve të tij.
6. Për të ndihmuar me optimizimin e një biznesi të vogël
Shumë sipërmarrës të rinj, ballafaqohen me rritjen jashtëzakonisht të shpejtë të biznesit, dhe fillojnë të mendojnë "Unë kam nevojë për ndihmë në drejtimin e biznesit tim". Pra, ndoshta është koha për t'u kthyer tek një konsulent. Eksperti i duhur mund të vlerësojë me shpejtësi të gjitha fushat e biznesit tuaj dhe në bazë të kësaj të përcaktojë proceset për rritjen e produktivitetit dhe të ofrojë zgjidhje të dobishme, për disa prej sfidave.
7. Për të përcaktuar shkakun e një problemi
Le ta shohim pak këtë: herët a vonë çdo biznes ka probleme të përkohshme, të tilla si rënie e shitjeve, ose mungesa e klientëve të rinj, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të kthehen në probleme fatale. Në këtë rast, roli i një konsulenti është të analizojë, të përcaktojë diagnozën dhe të kritikojë. Sidomos kjo funksionon mirë me një konsulent biznesi për biznesin e vogël, ku ata sjellin gjithashtu shumë ide për të zgjidhur çështjet dhe për të zhvilluar biznesin.
8. Për të aktivizuar ndryshimet
Zbatimi i ndryshimeve, sidomos për një biznes të vogël, mund të jetë shumë i vështirë për shkak të mungesës së aftësive të veçanta për të kryer këto ndryshime. Në këtë rast, konsultimi është i dobishëm për biznesin, pasi një konsulent e di se çfarë duhet të bëjë dhe mund t'i bëjë gjërat pa ndonjë rrezik dhe shqetësim, për moralin e punonjësve.
9. Për t’ja dalë në momente të vështira
Kur ju i keni buxhetet me të vërtetë të shtrënguara, ju duhet të jeni më krijues për të arritur qëllimet tuaja. Një konsulent i talentuar, që ofron qasje innovative, vërtet do të kushtojë ca parà, por ju kursen shumë kohë, për të arritur atë që dëshironi.
10. Për të ndarë kontaktet
Konsulentët e mirë të biznesit kanë listat e tyre të kontakteve me të gjithë personat e fuqishëm që iniciojnë ngjarje dhe ndikojnë në biznese. Pra, nëse doni t'i përdorni këto njohuri përpiquni t'i kërkoni nga konsulentët e biznesit.