Si të ndikoni tek njerëzit (pj. 3)
Ja ku kthehemi përsëri me artikullin e javës, dhe sot po ju sjellim pjesën e tretë e të fundit të temës “Si të ndikoni tek njerëzit”. Nisur nga dy pjesët e para a keni provuar të ndikoni, përfshini, angazhoni njerëzit që ju rrethojnë, apo, a keni filluar aplikimin e këshillave për të përmirësuar mënyrën e ndikimit, përfshirjes, angazhimit? Sa herë ja keni dalë të jeni të sukseshëm? Urojmë në sa më shumë raste, por edhe nëse nuk keni arritur, është momenti të mos dekurajoheni. Vazhdoni t’i praktikoni gjithnjë e më shumë e me kujdes këshillat, e kjo do të rrisë shpejt, shkallën e suksesit tuaj. Më poshtë, pjesa e tretë e këshillave. Lexim të këndshëm, dhe ju lutemi, filloni të studjoni librin "Si të bësh miq dhe të ndikosh njerëzit" (How to win friends & influence people) nga Dale Carnegie.
* * * * *
Sot, më shumë se kurrë, udhëheqësit duhet të jenë në gjendje të ndikojnë në rezultatet. Pavarësisht se sa të mirë apo puntorë jemi ne, nuk mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara pa ndihmën dhe bashkëpunimin e të tjerëve, që arrihet edhe nëpërmjet ndikimit. Në këtë pjesë të tretë, e të fundit të këtij artikulli, do të trajtojmë ndikimin nëpërmjet drejtimit të veprimeve të të tjerëve, në mënyrë aktive.
Drejtoni veprimet e të tjerëve në mënyrë aktive
1. Përdorni një qasje miqësore. Gjithmonë filloni në mënyrë miqësore nëse po përpiqeni t'i ndikoni të tjerët me mënyrën tuaj të të menduarit. Shmangni të qenit urdhëronjës ose kërkues. Filloni duke bërë pyetje, të cilat do t'i bëjnë ata të thonë "PO" shpejt, në mënyrë që të jenë bashkëpunues.
- Provoni të thoni: "Ej, po nxitoj për në dyqan për të blerë disa gjëra. Do të doja shoqëri, do të vish me mua?"
- Ose diçka si "Oh, sa e/i lodhur jam. A nuk do të ishte mirë të mos dilja fare dhe të shikoja një film sonte?"
2. Vlerësoni këndvështrimet apo bindjet kundra. Mundohuni të kuptoni se nga çfarë realiteti vjen personi tjetër. Pyesni veten, - çfarë i motivon ata për të bërë gjëra të caktuara? Përsëri, bëhet fjalë për reciprocitet: nëse respektoni këndvështrimet apo bindjet e të tjerëve, ata do t'ju vlerësojnë juve dhe bindjet tuaja. Duke vlerësuar këndvështrimet, bindjet, me të cilat nuk bini dakord, mund të ndihmoni të krijoni një ambjent mendjehapur, i cili do t'ju ndihmojë në rritjen e ndikimit tuaj.
3. Dilni në mbrojtje të çështjeve fisnike. Njerëzit kanë më shumë gjasa të ndryshojnë sjelljet e tyre, nëse nga ndryshimi do të përfitojë shoqëria në tërësi, jo vetëm një individ.
4. Shmangni dhënien e urdhrave. Asnjëherë mos jepni urdhra (edhe me fjalën “ju lutem”). Kjo e bën personin tjetër të ndihet sikur ju nuk e respektoni, ose nuk u intereson kontributi i tij, dhe mund ta bëjë atë që t'ju injorojë qëllimisht, ose të bëjnë të kundërtën e asaj që dëshironi. Në vend të kësaj, bëni pyetje ose bëni sugjerime delikate.
- Për shembull, në vend që të thoni "Ju nuk mund të pini duhan këtu, shkoni diku tjetër", thoni diçka të tillë si "A nuk është kohë e bukur sot? A nuk do të ishte më mirë të pinit duhan jashtë?"
- Në vend që të thoni "Nxirrni plehrat", thoni diçka të tillë: "A e keni problem që të hiqni plehrat? Unë i hoqa dje në mbrëmje".
5. Lavdëroni të tjerët. Lavdërimi është motivuesi më i mirë për sjelljen, prandaj bëhuni bujar me lavdërimet tuaja. Megjithatë, mos lavdëroni vetëm sa për të kaluar radhën, pasi kjo do të duket si e pa sinqertë. Ka më shumë kuptim për marrësit nëse ka lidhje me diçka që ata e njohin si të lavdërueshme.
6. Bëjini të tjerët të ndihen sikur idea u përket atyre. Kjo është shumë e rëndësishme për të ndikuar mënyrën tuaj të të menduarit te të tjerët. Njerëzit mund të jenë kritikë ndaj ideve të të tjerëve, por nëse është ideja e tyre, ata do të jenë shumë më tepër në favor të saj. Ju mund ta bëni këtë përmes:
- Përdorimi i psikologjisë së kundërt për të inkurajuar një person të bëjë të kundërtën e asaj që thoni. Nëse po përpiqeni të bindni dikë që të vijë në një festë me ju, thoni diçka të tillë si: "Ej, nuk më vajti mendja të të pyesja nëse do të dalësh, se ti nuk më dukesh se i ke shumë qejf festat?"
- Të bisedoni rreth idesë. Jepi personit tjetër sa më shumë informacion dhe të dhëna, por lejojeni të arrijë vetë në përfundim. Nëse doni që partneri juaj t’ju çojë diku gjatë fundjavës, bëni komente për nevojën e një pushimi, shkëputje, nga rutina, duke dashur të kaloni kohë cilësore së bashku etj. Dhe ndoshta lini disa broshura tërheqëse në ambjentin ku rrini.
7. Lejojini të tjerët t’ju ruajnë dinjitetin. Kur i ndihmoni të tjerët që të ruajnë dinjitetin, kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar besimin. Kur i shpëtoni nga një situatë e sikletshme, personi tjetër do të ndihet mirënjohës ndaj jush dhe mund të ndjehet sikur ju detyrohet për diçka. Ju mund t'i ndihmoni të tjerët, dhe për t’u ruajtur dinjitetin, duke:
- Pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Kur dikush gabon ose e thërret dikë me emrin e gabuar, ju mund të shmangni situatën dhe t’u shkaktoni atyre siklet duke pretenduar sikur se keni vënë re.
- Ndihmoni për të hequr vëmendjen nga personi pas një momenti të sikletshëm. Për shembull, nëse dikush thotë diçka që nuk duhet ose shkakton ofendim padashur, mund të ndihmoni duke ndryshuar shpejt temën.