Blog

Ka shumë justifikime për mosarritjen e SUKSESIT, por në të vërtetë, pak arsye

Ka shumë justifikime për mosarritjen e SUKSESIT, por në të vërtetë, pak arsye

Pse nuk jam i suksesshëm? A ju tingëllon si e dëgjuar kjo pyetje? Edhe nëse nuk i bëni drejtpërsëdrejti vetes këtë pyetje, patjetër keni përjetuar momente, ku i keni krahasuar arritjet tuaja me ato të njerëzve të tjerë (sidomos me ish-shokët e shkollës apo kolegët e punës) dhe jeni ndjerë të pakënaqur. Në disa artikuj të mëparshëm, ne ju kemi sjellë ide se si të bëheni të suksesshëm, e nuk mund të rrinim pa ju sjellë edhe këtë artikull të shkëlqyer nga Jeffrey Gitomer (dhe Napoleon Hill), në mënyrë që të "shikoni në sy" dështimin dhe të ecni përpara. Lexim të këndshëm e SUKSESE!

* * * * *

Njerëzit, që nuk kanë sukses, kanë një tipar dallues të përbashkët. Ata i dinë të gjitha arsyet për dështimin, dhe kanë ato, që ata besojnë se janë alibi "të forta", për të shpjeguar mungesën e arritjeve të tyre.

Disa prej këtyre alibive janë të zgjuara, dhe disa prej tyre janë të justifikueshme nga faktet. Por alibitë nuk mund të përdoret, kur vjen puna tek paratë. Bota do të dijë vetëm një gjë - A KENI ARRITUR SUKSES?

Një analist karakteresh përpiloi një listë të alibive më të përdorura.

Ndërkohë që lexoni listën, shqyrtojeni veten me kujdes dhe përcaktoni se sa prej këtyre alibive, NËSE ka, janë "pronë" e juaj. Gjithashtu mos harroni, se filozofia e paraqitur në këtë libër e bën çdonjërën prej këtyre alibive të dalë mode.

NËSE nuk do të kisha gruan dhe familjen. . .

NËSE do të kisha mjaftueshëm "tërheqje". . .

NËSE do të kisha parà. . .

NËSE do të kisha një arsimim të mirë. . .

NËSE do të mund të gjeja një punë. . .

NËSE do të kisha shëndet të mirë. . .

NËSE do të kisha kohë. . .

NËSE koha do të ishte më e mirë. . .

NËSE njerëzit e tjerë do të më kuptonin. . .

NËSE kushtet e mia do të ishin ndryshe. . .

NËSE do të mund t'a jetoja përsëri jetën time. . .

NËSE nuk do të kisha frikë se çfarë do të thoshin "ATA". . .

NËSE do të më ishte dhënë shansi. . .

NËSE do të më jepet edhe njëherë shansi. . .

NËSE njerëzit e tjerë nuk do ta "kishin me mua". . .

NËSE nuk ndodh diçka që të më ndalojë. . .

NËSE do të isha më i ri. . .

NËSE do të mund të bëja vetëm atë që më pëlqente. . .

NËSE do të kisha lindur i pasur. . .

NËSE do të mund të takoja "njerëzit e duhur". . .

NËSE do të kisha talentin që kanë disa. . .

NËSE do të kisha guximin t'ja pohoja vetes. . .

NËSE do të kisha kapur mundësitë e kaluara. . .

NËSE të tjerët nuk do më kishin acaruar nervat. . .

NËSE nuk do të kisha për të mbajtur shtëpinë dhe për t'u kujdesur për fëmijët. . .

NËSE do të kisha mundur të kurseja ca parà. . .

NËSE shefi do të më vlerësonte mua. . .

NËSE do të kisha dikë që të më ndihmonte. . .

NËSE familja ime do të më kuptonte. . .

NËSE do të kisha jetuar në një qytet të madh. . .

NËSE do të kisha mundur të filloja. . .

NËSE do të isha i lirë. . .

NËSE do të kisha personalitetin e disa njerëzve. . .

NËSE nuk do të isha kaq i shëndoshë. . .

Nese do të ishin pikasur talentet e mia. . .

NËSE do të mund të bëja një "pushim". . .

NËSE do të mund të shlyeja borxhet. . .

NËSE nuk do të kisha dështuar. . .

NËSE do ta dija se si. . .

NËSE nuk do të më kundërshtonin të gjithë. . .

NËSE nuk do të kisha shumë shqetësime. . .

NËSE do të mund të martohesha me personin e duhur. . .

NËSE njerëzit nuk do të ishin kaq budallenj. . .

NËSE familja ime nuk do të ishte kaq ekstravagante. . .

NËSE do të isha i sigurt për veten time. . .

NËSE fati nuk do të ishte kundra meje. . .

NËSE nuk do të kisha lindur nën "yllin e gabuar". . .

NËSE nuk do të ishte e vërtetë se "çfarë është për t'u bërë do të bëhet". . .

NËSE nuk duhet të punoja kaq shumë. . .

NËSE nuk do të kisha humbur paratë e mia. . .

NËSE do të jetoja në një lagje tjetër. . .

NËSE nuk do ta kisha këtë "të shkuar". . .

NËSE do të kisha biznesin tim. . .

NËSE të tjerët do të më dëgjonin mua. . .

NËSE ***dhe kjo është më e rëndësishmja e të gjithë këtyre*** do të kisha pasur guximin ta shoh veten ashtu siç jam në të vërtetë, do të zbuloja se çfarë është e gabuar tek mua dhe do e korrigjoja atë, atëherë do të mund të kisha pasur një shans për të përfituar nga gabimet e mia dhe do të mësoja diçka nga përvoja e të tjerëve.

Sepse unë e di se ka diçka GABIM tek unë, sepse përndryshe do të isha ATY KU DO TË DOJA TË ISHA, NËSE do të kisha kaluar më shumë kohë duke analizuar dobësitë e mia, dhe më pak kohë, duke ndërtuar alibitë për t'i mbuluar ato.

Kjo pjesë u shkrua në vitin 1937 nga Napoleoni Hill, në librin e tij të pavdekshëm, "Mendo dhe bëhu i pasur". Kjo mund të ishte shkruar edhe dje dhe do të kishte qenë përsëri aktuale. Fjala "alibi" do të ishte zëvendësuar me fjalën "justifikim" por kuptimi mbetet i njëjtë.

Cili është justifikimi juaj për mos arritjen e më shumë gjërave, dhe si mund ta ktheni atë justifikim në veprim pozitiv? Kjo është vetëm një ide.