Muajt me "J", s'kanë pse të jenë me rezultate të ulta
Prej fillimit duam të largojmë mjegullën e paqartësisë që mund të vijë nga titulli i shkrimit. Nuk ka asnjë gabim, përveçse duke ju referuar gjuhës angleze, autorja e artikullit Laurie Ayers, i referohet 3 muajve, emrat e të cilëve koincidojnë që fillojnë me gërmën “J” (Janar – January, Qershor – June dhe Korrik – July), dhe që zakonisht kanë rezultatet më të ulta në shitje. Në përgjithësi është krijuar një perceptim i tillë dhe kjo justifikohet me sezonalitetin, por autorja na jep disa ide se si drejtuesit, menaxherët dhe punonjësit e tyre të shitjes mund ta thyejnë këtë “mit”. Për disa biznese, ky perceptim mund të përmbajë ndonjë të vërtetë, por kjo do të thotë se është koha për të punuar më me zgjuarsi dhe jo vetëm fort. Ngadalësimi i verës ndodh vetëm nëse e lejoni ju. Natyrisht, jo duke imituar 100% çfarë shkruhet këtu më poshtë, por duke i përdorur idetë si ngacmim për të krijuar, sipas rrethanave tuaja.
* * * * *
A e keni dëgjuar thashethemin se muajt që fillojnë me “J” (January, June, July) janë të ngadalshëm për shumë biznese të shitjeve direkte? Mos e besoni! Është i rremë! Sigurisht që ata do të jenë të ngadaltë në qoftë se ju pushoni së kujdesuri për biznesin tuaj, dhe kjo është e vërteta.
Ruani ritmit e punës së biznesit tuaj, në verë
Shitjet direkte e marrin rezultatin e punës duke punuar për të ardhmen dhe duke punuar për të tashmen. Nëse do të fokusoheni shumë larg në të ardhmen, ju do të sakrifikoni muajin e tanishëm. Përfitoni nga konsumatorët aktualë dhe organizoni promovime dhe evente që mund të jenë ideale për dhënien e dhuratave. Megjithatë, nëse nuk e mbushni paraprakisht kalendarin tuaj, atëherë muajt e ardhshëm do të jenë joproduktivë. Është njësoj si ajo loja mbi përqëndrimin, ku duhet të përkëdhelësh kokën dhe të fshish barkun tënd në të njëjtën kohë. Mund të bëhet nëse ju përqendroheni.
Por… Por… Por…
Shumë justifikime – apo jo? "Njerëzit janë të zënë me eventet e fundit të vitit shkollor". "Njerëzit janë të zënë me diplomime, fejesa e martesa". "Njerëzit janë të zënë me evente sportive". "Njerëzit janë të zënë duke shijuar bukurinë e të qëndruarit jashtë". Po, njerëzit janë të zënë.
Megjithatë, ka gjithmonë diçka që do të zerë kohën e tyre. Quhet Jetë. Ne jemi të mbingarkuar, të mbiplanifikuar dhe të mbipërkushtuar. Merrini këto justifikime dhe kthejini ato në përfitime.
- Njerëzit janë të zënë me eventet e fundit të vitit shkollor. Ej po... dhurata për vlerësimin e mësuesve. Mos harroni ndihmësit e mësuesve, asistentët, stafin e zyrës, mësuesit studentë, trajnerët dhe të tjerë që janë angazhuar me fëmijën tuaj gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, shumë mësues janë me pushime verore. Ndoshta ata do të duan të bëhen konsulentë për të plotësuar të ardhurat e tyre, ose në fund të fundit të kenë një shans për të organizuar një festë në ballkon, për miqtë e tyre.
- Njerëzit janë të zënë me diplomime, fejesa e martesa. E përkryer. Çfarë keni ju që mendoni se do të ishte një dhuratë e mirë? A keni një produkt që të diplomuarit, mamatë apo nuset do ta donin? Mos harroni baballarët gjithashtu. Mamaja gjithnjë më ka mësuar të mos shkoj në një festë duar bosh. Lule ose një shishe verë janë të zakonshme "Epo ja, -prezantoni dhuratat", dhe këtë vit, tërhiqni vemendjen me diçka të përshtatshme nga linja e produktit tuaj.
- Njerëzit janë të zënë me ngjarje sportive. Futboll, baseball, not, etj. Sigurisht, nuk mungojnë aktivitete dhe lojra ku mund të merrni pjesë gjatë verës. Ndërsa jeni ulur në stendën ose karrigen tuaj, vendosni katalogë, fletë palosje, etiketa me ngjitje ose materiale të tjera marketingu së bashku me paketat e rekrutimit ose edhe nëpërmjet email-ave me pagesë. Ju mund të bëni disa punë në të njëjtën kohë; Ju jeni prind. Ju bëni disa punë njëherësh gjatë gjithë kohës. Prindërit e tjerë mund të jenë kuriozë e duan të dinë se çfarë po bëni ju, dhe ndërkohë do të bëni punë njëkohësisht.
- Njerëzit janë të zënë duke shijuar bukurinë e të qëndruarit jashtë. Bëni festa jashtë - në plazh, në park, në pishinë ose në ballkon. Ose zgjidhni të bëni festa të shpejta në kohë dreke në dhomën e ngrënies, në dhomën e konferencave apo në dhomën e pushimit. Të ftuarit dhe mysafirët do t’a vlerësojnë që ju nuk po u merrni kohë nga axhenda e tyre e ngjeshur. Ata mund të flasin ndërkohë që hanë atë ushqimin e shpejtë, ndërsa ju u ofroni atyre një prezantim të shkurtër të produkteve dhe mundësive tuaja.
Gëzojeni verën. Vazhdoni të punoni. Jini krijues. Por mos harroni edhe kremin kundër diellit!