Blog

20 Këshilla për të përmirësuar angazhimin dhe performancën e punonjësve

20 Këshilla për të përmirësuar angazhimin dhe performancën e punonjësve

Angazhimi sa më i gjerë i punonjësve është bërë një nga prioritetet kryesore të biznesit për drejtuesit e lartë. Me këtë dinamikë që ka ekonomia sot, drejtuesit e biznesit e dinë se të kesh një fuqi punëtore me performancë të lartë është thelbësore për rritjen dhe mbijetesën. Ata e pranojnë se një fuqi punëtore e angazhuar, mund të rrisë inovacionin, produktivitetin, dhe performancën në nivelin e poshtëm, duke reduktuar kostot që lidhen me punësimin dhe mbajtjen e talenteve, në tregjet shumë konkurruese. Ju ftojmë të lexoni më poshtë, disa këshilla praktike - nga Torben Rick,  mbi atë se si mund të rrisni përfshirjen e punonjësve, e bashkë me këtë, edhe kënaqësinë dhe besnikërinë e tyre, ndaj vendit të punës dhe kompanisë. Njëkohësisht kjo do t'ju bëjë edhe juve drejtues gjithnjë e më të suksesshëm. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Nivelet e larta të angazhimit të punonjësve në një organizatë janë të lidhura me performancën e lartë të biznesit, duke përfshirë rritjen e rentabilitetit, produktivitetit, mbajtjen e punonjësve, treguesit e  klientëve dhe nivelet e sigurisë.

Kjo është mënyra që ne duam, që të gjithë të punësuarit të jenë të angazhuar në punë, apo jo? Por, si mund t'a arrijmë në të vërtetë, këtë?

Këtu janë 20 këshilla:

1 –  Komunikoni objektiva dhe pritshmëri të qarta, me punonjësit tuaj.

Shumica e punonjësve duan të jenë pjesë bindëse e të ardhmes, ata duan të dinë se çfarë është më e rëndësishme në punë dhe se si është përsosmëria. Në mënyrë që objektivat të jenë kuptimplote dhe efektive në motivimin e punonjësve, ato duhet të jenë të lidhura me ambiciet më të larta organizative.

2 – Ndani informacionin dhe numrat.

Bëjini punonjësit pjesë e asaj që po ndodh brenda kompanisë, gjithashtu edhe se si punët e tyre kontribuojnë në rezultatin e përgjithshëm. Kur ju i informoni, punonjësit tuaj priren të ndjejnë një vlerë më të madhe. Mbani hapur një komunikim shpresëdhënës dhe të vërtetë - mos kini frikë që të jepni edhe lajme të këqija, por bëhuni më strategjik, për mënyrën se si i ofroni ato. Përmirësoni performancën përmes transparencës - Duke ndarë shifrat me punonjësit, ju mund të rrisni ndjenjën e pronësisë tek ata.

3 – Inkurajoni komunikimin e hapur.

Ju mund të merrni informacione, për gjërat më të rëndësishme për punonjësit, duke përdorur anketat, kutitë e sugjerimeve dhe mbledhjet e ekipit. Jini me mendje të hapur dhe i inkurajoni, që të shprehin idetë dhe këndvështrimet e tyre, jashtë kritikave. Kjo do të thotë: - vënie në praktikë e gjithçkaje që keni mësuar në lidhje me të dëgjuarit efektiv. Adresojini shqetësimet e tyre, në mënyrën më të mirë të mundshme.

4 – Mungesa e komunikimit, ose komunikimi me vonesë, mund të dëmtojë angazhimin.

Të dëgjuarit e të rejave të rëndësishme nga mediat, kolegët apo familja dhe miqtë, mund të ketë një ndikim negativ në angazhimin e punonjësve. Sigurohuni që punonjësit t'i dëgjojnë këto njoftime mbi biznesin, sa më shpejt që të jetë e mundur.

5 – Promovoni efektivitetin organizativ, reputacionin, vlerat dhe etikën në mënyrë aktive.

Promovoni në mënyrë aktive efektivitetin organizativ, reputacion, vlerat dhe etikën. Punonjësit duan të ndjehen mirë në lidhje me drejtuesit e tyre, vendin ku ata punojnë, produktet që ata shesin dhe reputacionin e kompanisë së tyre.

6 – Kultura.

Inkurajoni punonjësit të gjejnë një përshtatje personale me kulturën e kompanisë.

7 – Lejoni stafin të tregojnë historitë e tyre.

Nxitini ata të tregojnë historitë e tyre, lidhur me atë që janë duke bërë, për të mbështetur strategjitë e kompanisë, ose mishërimin e vlerave organizative.

8 – Besimi.

Punonjësit duhet t'i besojnë njëri-tjetrit, si dhe drejtuesve të tyre. Punonjësit vazhdimisht janë në vëzhgim të drejtuesve, për të parë se si vendimet e tyre,  ndikojnë në drejtimin strategjik të organizatës, dhe nëse sjelljet e tyre pasqyrojnë atë që ata thonë.

9 – Ndërtoni angazhimin.

Tregojuni, se jeni me të vërtetë të shqetësuar, në lidhje me mendimet e punonjësve dhe përdorni mediat sociale si një mjet komunikimi, për të ndërtuar angazhimin.

10 – Inkurajoni inovacionin.

Punonjësit e angazhuar janë inovativë. Ata janë gjithmonë në kërkim të mënyrave më të mira.

11 – Krijoni një mjedis të fortë ekipor.

Angazhimi i fortë punonjësve, është i varur nga se sa mirë ata shkojnë së bashku, ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe marrin pjesë në një mjedis ekipor.

12 – Ndjenja e përkatësisë.

Aktivitete jashtë punës nxisin marrëdhëniet dhe rrisin angazhimin e punonjësve.

13 – Siguroni informacione të vazhdueshme mbi gjërat pozitive.

Kur njerëzit e dinë se çfarë po bëjnë mirë, ata do të vazhdojnë t'a bëjnë mirë atë – dhe ndoshta edhe më mirë. Kur ja bëni të ditur dikujt se ju e dini që ata po punojnë mirë, mund të jetë një mënyrë e mirë për nxitjen e moralit. Kjo nuk do të thotë që të  "injoroni dobësitë" – por thjesht mos i bëni dobësitë, zonën e vetme të fokusit të reagimeve /përshtypjeve apo opinioneve tuaja. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të krijoni përgjegjshmërinë, në fakt kjo nënkupton të kundërtën, por, në qoftë se gjithçka që ju bëni është të kritikoni, njerëzit do të mësojnë se si t’i fshehin gabimet e tyre, apo të zhvendosin fajin.

14 – Ofroni reagime të menjëhershme.

Reagimet, opinionet, përshtypjet janë një komunikim i ndërsjelltë. Ato janë një mundësi e mirë, për të ndarë mendimet, dhe për të gjetur zgjidhje. Shumë menaxherë mendojnë se kjo duhet bërë në rishikimin vjetor të personelit. Por nuk është kështu. Kjo duhet të jetë diçka e përditshme.

15 – Tregojuni se si janë duke u përdorur reagimet, opinionet, përshtypjet.

Demonstrojini stafit se si janë duke u përdorur reagimet, opinionet apo përshtypjet e tyre.

16 – Mbështesni punonjësit gjatë punës dhe për rritjen e tyre.

Sa prej jush i janë përgjigjur idesë së një vartësi, si e shkëlqyer apo edhe e mirë. Suksesi lind sukses. Ju mund të mbështesni rritjen e punonjësve, duke siguruar mundësi edukimi dhe mësimi, trajnim të ndërthurur me trajnimin gjatë punës, dhe ndërveprime të tjera, që mbështesin zhvillimin personal të punonjësve.

17 – Bashkëpunoni dhe ndani me të tjerët, zgjidhjen e problemeve.

Kur punonjësit krijojnë idenë se menaxheri ose drejtuesi i tyre, është ai që duhet t’i japë zgjidhje të gjitha problemeve, kjo ju heq atyre sensin e fuqizimit, dhe në fund të fundit ka gjasa të zvogëlojë angazhimin, me kalimin e kohës. Inkurajoni anëtarët e ekipit të marrin përgjegjësi, dhe të punojnë vetë për problemet apo çështjet, ose në bashkëpunim me kolegët. Nuk është detyra e menaxherit të zgjidhë të gjitha problemet e të tjerëve.

18 – delegimi.

Delegimi është i mirë për ju, sepse ju zgjeron hapësirën menaxheriale të kontrollit. Është i mirë edhe për punonjësit tuaj, sepse kjo është një mundësi rritje për ta. Kjo tregon besimin tuaj tek ata, për të kryer punën në mënyrë korrekte dhe rrit pronësinë e tyre mbi detyrën.

 19 – Stimujt.

Stimujt duhet të jenë të përshtatur sipas përgjegjësisë dhe rezultateve. Menaxherët, të cilët duan që punonjësit e tyre të jenë të angazhuar, pranojnë se stimujt duhet të ndahen në bazë të kritereve objektive, dhe që punonjës të ndryshëm motivohen nga gjëra të ndryshme.

20 – Festoni si arritjet financiare dhe ato jo-financiare.

Punonjësit duhet të ndjehen të vlefshëm, dhe që janë një pjesë e çmuar e organizatës. Drejtuesit duhet të tregojnë se sa shumë kujdesen për punonjësit, dhe gjithashtu, të tregojnë mirënjohje për përpjekjet e tyre. Ekziston një shprehje: "Nëse dëshironi që diçka të rritet, derdhni shampanjë mbi të".

Punonjësit nuk largohen nga kompania, ata largohen nga menaxheri i tyre. Në qoftë se doni të reduktoni qarkullimin e punonjësve, përmirësoni numrin dhe cilësinë e menaxherëve tuaj. Mungesa e angazhimit të punonjësve është një problem i vërtetë, por menaxherët efektive mund bëjnë ndryshimin.