5 Mënyra për t'u bërë një drejtues sa më i mirë
Nëse jeni duke udhëhequr të tjerët dhe jeni i vetmuar, atëherë ju nuk jeni duke e bërë atë ashtu siç duhet. Mendoni pak. Nëse ju jeni vetëm, do të thotë që askush nuk është duke ju ndjekur. Dhe në qoftë se askush nuk është duke ju ndjekur, atëherë ju në të vërtetë nuk po udhëhiqni. - John Maxwell
Të jesh një udhëheqës apo drejtues vërtet i mirë, është një garanci për suksesin e ekipit apo organizatës. E pikërisht për këtë arsye temat mbi lidershipin janë ato më të trajtuarat në libra, artikuj, shkrime e trajnime në të gjithë botën. Ja ku po ju sjellim edhe ne një artikull nga Jarin Eisenberg, me disa ide shtesë mbi udhëheqjen dhe drejtimin. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Kalimi në një rol drejtuesi është një hap i madh. Kohët e fundit jam larguar nga një institucion i madh, për të marrë pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të një organizate të vogël jofitimprurëse, ku unë do të isha i vetmi punonjës me kohë të plotë. Viti i parë ishte i mbushur me shumë sfida të të mësuarit, vetë-zbulimit dhe zemërimit. Kjo periudhë ishte si të merrje një kurs të menjëhershëm në menaxhim, planifikim aktivitetesh, financë dhe marrëdhënie të komunitetit, por të gjitha përnjëherësh.
Mbi të gjitha, kam marrë disa mësime të rëndësishme mbi udhëheqjen, për të ndihmuar të tjerët të bëhen udhëheqës, ashtu si ata duan të jenë:
1. Ndërtoni një ekip që ju mbështet.
Është e rëndësishme që të keni disa njerëz, tek të cilët mund të ktheheni për të marrë udhëzime. Këta individë duhet të jenë jashtë organizatës tuaj, dhe ata duhet të kenë një shumëllojshmëri të gjerë përvojash. Megjithatë, më e rëndësishmja, ata duhet të jenë persona të besueshëm dhe të kujdesshëm, që të mund t'i ofrojnë, një të rrituri, një shtytje morale, kur është e nevojshme. Ata gjithashtu, duhet të jenë në gjendje t'ju tregojnë kur e keni gabim.
2. Gjeni ekuilibrin.
Është e lehtë që të konsumoheni nga roli juaj i ri, dhe përgjigja juaj e parë ndaj kësaj sfide, ka të ngjarë të shkojë 24 orë për 7 ditë tëjavës. Por mos harroni, që të gjeni një ekuilibër. Lejojini vetes një distancë midis rolit tuaj të udhëheqësit dhe jetës tuaj personale. Gjeni kohë në orarin tuaj për të qendruar larg nga mediat sociale dhe puna, vetëm që të shijoni kohën tuaj personale.
Për mua, kjo do të thotë që të moe e kem e-mail tim të punës, në telefonin tim dhe të vendos kufizime të të përgjigjurit në lidhje me punën gjatë orëve të lira. Unë nuk dua që t'a kaloj kohën time personale, i hutuar nga puna - nuk do të ishte e drejtë as për mua ose për familjen time. Por kjo është një sfidë, për t'i rezistuar kërkesave dhe presionit e të qenit gjithmonë në dispozicion. Gjeni një ekuilibër që funksionon për ju, dhe zbatojeni atë në vazhdim.
3. Thoni “JO”.
Gjatë vitit të parë, më ka ndodhur shumë herë, kur unë ndjehesha si një fëmijë, i cili nuk i përkiste asaj dhome. Kjo shpesh do të thoshte se unë nuk do të mund të flisja, kur e kërkoja fjalën, dhe të përgjigjesha "PO" për çdo kërkesë. Duhet të jeni selektiv në dedikimin e kohës tuaj jashtë punës. Njerëzit do t'ju respektojnë, për të shprehur idetë tuaja, dhe që jeni mbrojtës i kohës tuaj. Do të ketë mjaft kohë në karrierën tuaj, që të jeni të përfshirë në organizata dhe komitete të ndryshme - jepi hapësirë vetes, për t'u përshtatur në rolin tuaj të ri, pa u ndikuar nga kërkesat e të tjerëve.
4. Mos e nxitoni ndryshimin.
Ka aq shumë për të mësuar në vitin tuaj të parë, në pozicionin drejtues, duke përfshirë edhe gjërat që janë duke u bërë në një mënyrë të caktuar, pavarësisht mirë apo keq, ashtu si përpara ardhjes tuaj në këtë pozicion. Mos kini frikë që të ndiqni status quo-në, derisa t'a kuptoni pamjen e plotë dhe ndikimin e mundshëm të ndryshimeve, që ju jeni duke konsideruar.
Jepini vetes kohë që të përtypni çdo gjë, që jeni duke e përjetuar. Kjo do t'ju lejojë juve të bëheni më të zgjuar, që të bëni ndryshime më të plota, dhe t'i jepni formë përfundimtare pozicionit dhe proceseve, që i përshtatet më mirë nevojave tuaja, si dhe nevojave të organizatës.
5. Bashkëpunoni që të pushtoni.
Ndërtimi i aleancave dhe rrjeteve mbështetëse është jetike për të bërë ndryshime të rëndësishme dhe pozitive. Ndërtoni partneritete, mos shpikni rrotën. Jepni kredite atëherë kur duhet dhe gjithmonë mos harroni, se është shumë më mirë për t'a përballuar detyrën me një ekip, se sa vetëm me veten tënde.
Duke punuar me qeverisjen në komuna dhe bashki, unë i kam zbuluar të mirat e bashkëpunimit, thjesht, duke shkuar jashtë dhe duke i kërkuar. Disa organizata nuk mund të lëvizin aq shpejt, si ju do të donit, por në qoftë se punoni në kuadër të politikave të caktuara, ju do të korrni suksesin më shpesh, dhe shpesh do t'ju duhet vetëm që të jeni në gjendje të bëni disa përmirësime në sistem, përgjatë rrugës.
Zhvillimi, i stilit tuaj udhëheqës, kërkon kohë dhe shumë praktikë. Reflektoni mbi veprimet tuaja dhe duhet të jeni të gatshëm që t'a pranoni, kur keni bërë një gabim. Thuaj që "më vjen keq" edhe kur nuk mendoni se nuk duhet t'a bëni këtë. Lejoni ekipin tuaj të shkëlqejë. Dhe mos harroni të kujdeseni për veten.