9 Gabimet e menaxherëve, që punonjësit e mirë largohen nga puna
Kemi trajtuar edhe më herët temën e qarkullimit të punonjësve, e sidomos të largimit të punonjësve më të mirë. Ja ku po i kthehemi përsëri, me këtë artikull nga Dr. Travis Bradberry, ku mund të merrni ide të reja, se si të punoni me ta, t’i kushtoni vëmendjen e duhur, dhe kështu të parandaloni largimet. Natyrisht që ka edhe arsye të tjera, që lidhen me largimin e punonjësve më të mirë, e për këtë, ju ftojmë të dërgoni mendimet dhe idetë tuaja. Informacionet e kontaktit, gjendet në fund të artikullit. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Është e pabesueshme se sa shpesh i dëgjoni menaxherët të ankohen për punonjësit e tyre më të mirë, që largohen, dhe ata vërtet kanë arsye për t'u ankuar në lidhje me këtë, pasi disa gjëra janë të kushtueshme, shkaktojnë ndërprerje dhe shqetësime, kur njerëzit e mirë dalin nga dera.
Menaxherët kanë tendencë t'a gjejnë fajin tek problemet që shkaktojnë qarkullimin e njerëzve, apo fajësojnë çdo gjë mbi këtë tokë, duke injoruar thelbin e çështjes: njerëzit nuk largohen nga puna; ata largohen nga menaxherët.
Gjëja që të trishton më shumë është se kjo mund të shmanget shumë lehtë. Ajo çfarë është e nevojshme, është një këndvështrim i ri dhe disa përpjekje shtesë, nga ana e menaxherëve.
Së pari, ne duhet të kuptojmë nëntë gabimet më të mëdha, që bëjnë menaxherët dhe që i bëjnë njerëzit e mirë, të paketojnë gjërat e tyre.
1. Ata i mbingarkojnë njerëzit
Asgjë nuk i konsumon më tepër punonjësit e mirë, se sa mbingarkesa në punë e tyre. Është tunduese që të mbingarkosh me punë njerëzit e tu më të mirë, dhe menaxherët shpesh bien në këtë kurth. Mbingarkesa e punonjësve më të mirë i huton ata. Kjo i bën që të ndjehen sikur ata po dënohen për punën e mirë që kanë bërë. Mbingarkimi i punonjësve është edhe joproduktiv. Një studim i ri nga Stanford, tregon se produktiviteti për orë pune, bie ndjeshëm kur punonjësi i kalon 50 orë pune në javë, dhe produktiviteti bie shumë, nëse punonjësi kalon 55 orë, dhe kjo tregon se ju si menaxher nuk do të merrni ndonjë gjë me vlerë, nga të punuarit shumë.
Nëse duhet të rrisni rezultatin në punë të punonjësit tuaj të talentuar, ju duhet, më mirë të rrisni edhe statusin e tyre. Punonjësit e talentuar do të marrin përsipër një punë më të madhe, por ata nuk do të qëndrojnë, në qoftë se puna e tyre mbytet nga proceset dhe rutina. Ngritja në detyrë, promovimi dhe ndryshimi i titullin - janë të gjitha, rrugë të pranueshme për të rritur ngarkesën e punës. Nëse thjesht, ju po rrisni ngarkesën e punës për shkak se njerëzit janë të talentuar, pa ndryshuar asgjë tjetër, ata do të fillojnë të kërkojnë një punë tjetër, që i jep atyre atë që ata meritojnë.
2. Ata nuk e njohin kontributin dhe nuk e shpërblejnë punën e mirë
Është e lehtë që të nënvlerësoni fuqinë e një rrahje shpatullash, sidomos me punonjësit më të mirë, të cilët janë të motivuar së brendëshmi. Gjithkush e pëlqen famën, por askush më shumë se ata që punojnë shumë dhe që japin më të mirën e tyre. Menaxherët duhet të komunikojnë me njerëzit e tyre për të zbuluar se çfarë i bën ata të ndjehen mirë (për disa, është një rritje në pozicion, për të tjerët është njohja publike) dhe pastaj t'i shpërblejnë ata, për një punë të bërë mirë. Me punonjësit më të mirë, kjo duhet të ndodhë shpesh, në qoftë se do të jeni duke e bërë atë ashtu si duhet.
3. Ata nuk kujdesen për punonjësit e tyre
Më shumë se gjysma e njerëzve që largohen nga puna, e bëjnë këtë për shkak të marrëdhënieve me shefat e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që menaxherët e tyre e dinë se si të balancojnë të qenin profesional, me të qenin njerëzor. Këta janë shefat që festojnë suksesin e një punonjësi, i kuptojnë dhe ndajnë ndjenjat e të tyre me ata që po kalojnë kohë të vështira, dhe që i sfidojnë njerëzit, edhe kur ajo dhemb. Bosët, të cilët dështojnë vërtet të kujdesen për këto gjëra, gjithmonë do të kenë norma të larta qarkullimi të njerëzve. Është e pamundur që të punoni për dikë, tetë e më shumë orë në ditë, kur ata nuk janë të përfshirë personalisht dhe nuk kujdesen për ndonjë gjë tjetër, por vetëm se si të jepni rezultatin tuaj.
4. Ata nuk i respektojnë premtimet e tyre
T'i bëni premtime njerëzve ju vendos ju në atë vijën e hollë që ndan të bërit e tyre shumë të lumtur, ose t'i shikoni që dalin nga dera. Kur ju ndërmerrni një angazhim, ju rriteni në sytë e punonjësit tuaj, sepse ju do t'a provoni veten që jeni (dy cilësi shumë të rëndësishme për një shef) të besueshëm dhe të nderuar. Por kur ju nuk e respektoni angazhimin apo premtimin tuaj, ju shndërroheni për të gjithë si një i neveritshëm, jo dashamirës dhe fyes. Mbi të gjitha, në qoftë se shefi nuk i respekton angazhimet e tij ose të saj, pse duhet që t'a bëjnë gjithë të tjerët?
5. Ata punësojnë dhe promovojnë njerëzit e gabuar
Punonjësit e mirë dhe që marrin përsipër gjëra të vështira - duan të punojnë me profesionistë si ata. Kur menaxherët nuk e bëjnë mirë punën e vështirë që të rekrutojnë dhe punësojnë njerëz të mirë, kjo është një demotivues i madh, për ata që janë të detyruar të punojnë së bashku me ta. Promovimi i njerëzve të gabuar, është edhe më keq. Kur ju punoni fort për të arritur një promovim, dhe kjo bën që t'i jepet dikujt tjetër që ka "punuar" me ju, dhe që i hap rrugën për më lart, atëherë kjo është një fyerje edhe më e madhe. Nuk është çudi, që kjo i bën njerëzit e mirë të largohen.
6. Ata nuk i lejojnë njerëzit të ndjekin pasionet e tyre
Punonjësit e talentuar janë të apasionuar. Sigurimi i mundësive, që ata të ndjekin pasionet e tyre, përmirëson produktivitetin dhe kënaqësinë e punës. Por shumë menaxherë bëjnë që njerëzit të punojnë brenda atyre kutive të vogla. Këta menaxherë kanë frikë se produktiviteti do të bjerë, në qoftë se ata do t'i lejojnë njerëzit të zgjerojnë fokusin e tyre dhe të ndjekin pasionet e tyre. Kjo frikë është e pabazë. Studimet tregojnë, se njerëzit të cilët janë në gjendje të ndjekin pasionet e tyre, të zhytur në përvojën e punës, kanë një gjendje euforike të mendjes, që është pesë herë më produktive se norma.
7. Ata nuk arrijnë të zhvillojnë aftësitë e njerëzve
Kur menaxherët janë pyetur për mungesën e vëmendjes ndaj të punësuarve, ata përpiqen të justifikojnë veten e tyre, duke përdorur fjalë të tilla si "besim", "autonomi" dhe "fuqizim". Kjo është absurditet i plotë. Menaxherët e mirë menaxhojnë, pa marrë parasysh se sa i talentuar është punonjësi. Ata i kushtojnë vëmendje dhe janë vazhdimisht duke dëgjuar dhe duke dhënë reagime.
Menaxhimi mund të ketë një fillim, por sigurisht, që nuk ka një fund. Kur ju keni një punonjës të talentuar, varet nga ju, që të gjeni fusha të caktuara, në të cilat ata mund të përmirësojnë dhe të zgjerojnë aftësitë e tyre. Punonjësit më të talentuar duan informacion dhe reagim, biles më shumë se sa ata më pak të talentuar, dhe kjo është puna juaj, për t'i mbajtur atë që vijnë. Nëse ju nuk e bëni, njerëzit tuaj më të mirë do të mërziten dhe vetëkënaqen.
8. Ata nuk arrijnë t’a përdorin krijimtarinë e tyre
Punonjësit më të talentuar, kërkojë që të përmirësojnë çdo gjë që prekin. Nëse ju i mbani larg aftësinë e tyre, për të ndryshuar dhe për të përmirësuar gjërat, sepse ju jeni të kënaqur me gjendjen ku jeni, kjo i bën ata t'a urrejnë punën e tyre. Mbajtja në "kafaz" e kësaj dëshire të lindur, për të krijuar, jo vetëm i kufizon ata, por kjo ju kufizon edhe juve.
9. Ata dështojnë t’i sfidojnë njerëzit intelektualisht
Shefat e mëdhenj i sfidojnë punonjësit e tyre për të bërë gjëra, që duken të pabesueshme në fillim. Në vend të caktimit të objektivave të zakonshëm, me atë rritjen normale, ata ju caktojnë objektiva të larta, që i shtyjnë njerëzit që të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Pastaj, menaxherët e mirë, bëjë gjithçka që kanë në dorë, për t'i ndihmuar ata të kenë sukses. Kur njerëzit e talentuar dhe inteligjente e gjejnë veten duke bërë gjëra, që janë shumë të lehta apo të mërzitshme, ata kërkojnë punë të tjera, që do të sfidojnë intelektin e tyre.
Le t’i përmbledhim të gjitha së bashku
Nëse dëshironi që njerëzit tuaj më të mirë të qëndrojnë, ju duhet të mendoni me kujdes, për mënyrën se si do t'i trajtoni ata. Ndërsa punonjësit e mirë mund të jenë edhe pak të vështirë, talenti, j'u jep atyre një pafundësi mundësish. Ju duhet t'i bëni ata, të duan të punojnë për ju.