Për bizneset: 5 Këshilla për të filluar vitin me sukses
Natyrisht jemi në kulmin e festimeve për ndërrimin e viteve, e do të dëshironim që të vazhdojmë festën, por një prej miqve tanë, e ndoshta edhe i juaji, nëpërmjet një mesazhi, na ngacmoi duke kërkuar një këshillë nga ne, mbi fillimin sa më të mbarë të Vitit të Ri. Duke e falenderuar mikun tonë, ja ku po ju sjellim një artikull nga Steve Odland, i cili flet pikërisht për çfarë duhet bërë, për të patur një fillim të sukseshëm. Me urimin për realizimin e objektivave tuaja gjatë vitit 2017, po ju lemë në shoqërinë e artikullit. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Është fillimi i një viti tjetër. Shumica e kompanive janë në fillim të një kalendari të ri financiar. Kështu ndërsa do ktheheni nga pushimet, do të keni mundësinë dhe aftësinë për t'a parë biznesin nën një perspektivë më të freskët. Përveç kësaj, nga një vështrim i shpejtë i letrave, do t’ju kujtojnë se shitjet fillojnë nga e para, nga zero, dhe sigurisht për disa kjo është një "pamje e frikshme". Ndërsa sillni ndër mend këto gjëra si dhe sfida të tjera, këtu janë pesë hapa, që bizneset mund t'i mbajnë parasysh për të filluar vitin:
1) Bisedoni me klientët tuaj. Pyetini ata se çfarë jeni - dhe çfarë nuk jeni, duke e bërë mirë. Pyetini se çfarë duan ata, që ju t'a bëni ndryshe. Pyetini se çfarë ju pëlqen atyre tek konkurrentët tuaj. Kërkojuni atyre "listën e dëshirave" - çfarë do të dëshironin që të bënin, apo që ata kanë nevojë për t'i ndihmuar, për t'i bërë bizneset e tyre më të suksesshme. Idetë tuaja për produkte dhe shërbime të reja janë interesante, por idetë e tyre janë të paçmueshme.
2) Rivlerësoni propozimet tuaja. Me shpejtësinë e ndryshimeve të sotme në biznes, shpesh mallrat që keni shitur ose shërbimet që ofroni, nuk janë më të kohës. Çfarë mund të bëhet për t'i rifreskuar ato? A janë ende të përshtatshme, shërbimet tuaja?
3) Kontrolloni mjedisin përreth biznesit. Duket sikur do të jetë e vështirë t'a harroni këtë pasi jeni të bombarduar përditë me raportet ekonomike. Por duhet të uleni dhe të vlerësoni se çfarë po ndodh rreth jush nga qeveria, entet rregullatore, tatimore, etj. të bëni vlerësimet dhe parashikimet, si dhe të përcaktoni se si kjo do të ndikojë në bizneset tuaja, në vitin e ardhshëm.
4) Bëni një plan strategjik për çdo konkurrent. Patjetër që duhet të përqëndroheni në planet tuaja strategjike. Por ju nuk veproni në vakum. Në qoftë se nuk keni asnjë ide, qoftë edhe të vagët, se çfarë do të bëjnë konkurrentët tuaj në treg, si mund të shpresoni që të jeni i suksesshëm, në të njëjtën fushë loje? Nga studimet vetëm një përqindje fare e ulët e kompanive, përpiqen për të ndërtuar plane për konkurrencën e tyre. Dhe ata shpesh tronditen, kur konkurrentët bëjnë lëvizje "të palogjikshme".
5) Mblidhni njerëzit së bashku. Organizoni që ekipet juaja të mblidhen së bashku dhe të flasin për gjërat. Të diskutojnë hapur se si ndjehen njerëzit në lidhje me rezultatet e vitit të kaluar, dhe mbi atë që ata duhet të kryejnë për vitin e ardhshëm. Riaktivizoni ngacmimin e ekipit lidhur me vizionin ose misionin dhe rimarrjen përsipër të objektivave afatgjata, (shpresojmë) të përcaktuara në mënyrë kolektive.
Në pak fjalë, duhet të bëni një hap prapa dhe t'a shikoni biznesin tuaj nga sipër. Duhet të ribashkoheni dhe të dëgjoni klientët tuaj. Ju duhet të shikoni përreth biznesit, në atë që po ndodh, dhe që mund t'ju ndikojë në vitin e ardhshëm, nga pikëpamja makro dhe e konkurrencës. Dhe keni nevojë për një riangazhim të ekipeve tuaja. A ka ndonjë këshillë tjetër, më të mirë, për të filluar me sukses Vitin e Ri?