Blog

3 Drejtimet e Zhvillimit personal

3 Drejtimet e Zhvillimit personal

Jeta është e gjitha në lidhur me krijimin e aftësive dhe vlerave. Përballja me tregun e punës dhe përdorimi i këtyre aftësive dhe vlerave, është një sfidë për këdo, dhe kërkon një zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional, në mënyrë që të na rikthejë vlera për të përmirësuar dhe përsosur jetën tonë. Mbi drejtimet e zhvillimit personal po ju sjellim një artikull nga Jim Rohn – këndvështrimi i të cilit është shumë origjinal dhe konkret. Faleminderit e lexim të këndshëm!  
                                                                                      *  *  *  *  *

 Një ditë mentori im, Z. Earl Shoaff, më tha: "Xhim, në qoftë se doni të jeni i pasur dhe i lumtur, mësojeni mirë këtë mësim: Mësoni të punoni më shumë me veten se sa në punën tuaj". Më duhet të pranoj se kjo ishte detyra më sfiduese nga të gjitha. Ky biznesi i zhvillimit personal zgjat një jetë të tërë.

Shikoni, ajo që ju bëheni është shumë më e rëndësishme se ajo që ju merrni. Pyetja më e rëndësishme, kur kërkoni një punë nuk është, "Çfarë do të marr unë?" Në vend të kësaj, ju duhet të pyesni, "Çfarë do të bëhem unë?" Ajo që do të bëheni ndikon direkt tek ajo që ju merrni. Mendoni rreth kësaj në këtë mënyrë: Shumica e asaj që keni sot, ju e keni tërhequr duke u bërë personi që jeni sot.

Unë kam zbuluar se edhe të ardhurat rrallë e kalojnë zhvillimin personal. Ndonjëherë të ardhurat kanë një kërcim prej fatit, por nëse do të mësoni të trajtoni edhe përgjegjësitë që vijnë me të, ato zakonisht do të tkurren përsëri në shumën që ju mund të trajtoni.

Është e vështirë për të mbajtur atë që nuk është marrë nëpërmjet zhvillimit personal. Këtu është një nga aksiomat më të mëdha të jetës:

Për të pasur më shumë se sa keni marrë, bëhuni më shumë se sa jeni!

Tregu është një vend i vështirë. Ekzistojnë shumë mundësi, por ju e keni marrë parasysh të jeni gati dhe jeni përgatitur për këtë. Ne kemi parashikuar të shpenzojmë një pjesë të këtij viti duke u bërë gati për vitin e ardhshëm, dhe kemi vendosur të shpenzojmë një pjesë të kësaj dekade për t'u bërë gati për dekadën e ardhshme. Ne shpresojmë se arsyeja pse jemi këtu, duke e parë me kujdes dhe duke e bërë mjaft mirë, është sepse kemi kaluar një pjesë të dekadës së fundit duke u përgatitur për këtë dekadë.

Kështu që një pjesë e madhe e jetës është shpenzuar duke u përgatitur, duke u përgatitur, dhe pjesë e kësaj përgatitje është zhvillimi i aftësive. Unë përdor një shprehje shumë të mirë, të përshtatur për ju, për të filluar me zhvillimin e aftësive që do t'ju bëjnë të suksesshëm në treg. Së pari, filloni me zhvillimin personal, vetë-përmirësimin, duke e matur progresin.

Zhvillimi personal është përpjekje, është një luftë. është një sfidë. Nuk do të ketë asnjë fitues pa një sfidë. Por mbi të gjitha kështu është jeta. Është lufta dhe sfida për të zhvilluar veten dhe aftësitë tona, për të parë se çfarë mund të krijojmë, në kuptimin e vlerës në treg.

Jeta, mbi të gjitha, është e lidhur me krijimin e aftësive dhe vlerave dhe me vendosjen e këtyre aftësive dhe vlerave në treg, duke kërkuar se çfarë ajo do të japë në këmbim. Por ajo gjithashtu ka edhe një rol shoqëror, një aspekt shpirtëror, si dhe një aspekt fizike, dhe ne do të flasim për disa prej këtyre aspekteve.

Mënyrat e reja të menduarit dhe të vepruarit nuk vijnë lehtë, por ato mund të zhvillohen. Ndonjëherë kur ju të zhvilloheni shumë në një drejtim, nuk është aq e lehtë për të ndryshuar, por nuk është e pamundur. Nuk është e lehtë, por është e mundur. Dikush një herë tha: "Suksesi është 10 për qind frymëzim dhe 90 për qind  punë". Do t'ju duhet të lexoni libra, të mësoni aftësitë, të vendosni veten nën një ritëm të lartë, të shtrydhni fort trurin, në mënyrë të arrini të përgatiteni.

Frymëzimi është i mirë, por frymëzimi duhet të çojë në disiplinë. Është një gjë të jesh i motivuar, por është tjetër gjë që të jesh i motivuar mjaftueshëm për të kaluar testet, për të  lexuar, për të bërë përsëritjen, për ta bërë këtë gjë pa pushim, derisa të bëhet pjesë e jetës tuaj. Dhe këto janë sfidat. Ato nuk janë të lehta, por ato janë sfidat, të cilat në qoftë se ju i fitoni, zhvilloheni dhe rriteni, e përcaktojnë vendin tuaj, shpërblimin tuaj, kapitalin tuaj, me vlerën që ju merrni nga tregu.

Unë e kam ndarë zhvillimit personal në tri drejtime. Më lejoni t'jua shpjegoj më poshtë:

1. Shpirtërore

Unë e di se kur flasim për shpirtëroren, ju mund ta merrni si një argument kudo, por unë kam një besim të veçantë që thotë se njerëzit nuk janë vetëm kafshë. Disa njerëz besojnë se ne jemi vetëm një zgjatim dhe një formë e avancuar e llojit të kafshëve, por unë besoj se njerëzit janë unikë. Cilësitë shpirtërore na bëjnë ne, të ndryshëm nga të gjitha krijesat e tjera. Tani, unë jam një amator në këtë fushë, kështu që nuk mund t'ju jap shumë këshilla, por do t'ju rekomandoj që të jeni një student i anës shpirtërore të natyrës tuaj. Dhe çdo gjë që do t'ju duhet të lexoni dhe asimiloni për t'u zhvilluar në këtë fushë, do t'ju sugjeroj fort që ta bëni seriozisht.

2. Fizike

Mendja dhe trupi punojnë së bashku, kështu që ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të dyjave, mendjes dhe trupit. Të zhvillojmë mendjen dhe trupin. Në aspektin fizik, ju e keni dëgjuar shprehjen që thotë: "Trajtojeni trupin tuaj si një tempull". Një "tempull" - nuk është një fjalë e keqe. Diçka që ju duhet të kujdeseni shumë mirë për të. Trajtojeni trupin tuaj si një tempull, jo si diçka pa vlerë, apo jo? Një tempull. Të kujdeseni mirë për të.

Shtëpia e vetme që kemi për të jetuar në të tashmen është trupi fizik që kemi dhe kjo është pjesë e suksesit në treg. Kjo është të qenit mirë fizikisht. Është të ndjeheni mirë fizikisht për veten, kështu që ju hyni me një avantazh të madh në treg, me një ndjenjë vetë-vlerësimi, vetë-besimi e duke i kushtuar një kujdes të veçantë këtij qëllimi. Kjo mbulon disa aspekte, duke përfshirë edhe të ushqyerit e mirë. Fizikisht ju do të bënit shumë mirë në qoftë se do t'i kushtonit vetëm pak vëmendje. Lexoni libra rreth mënyrës së të ushqyerit për të përgatitur mendjen tuaj. Ka shumë mendime të çuditshme në aspektin e ushqyerjes, por ju duhet të lexoni vetëm për veten tuaj dhe të vendosni një plan të mirë për ju, një plan të mirë shëndetësor.

Pastaj është edhe pamja fizike. Të jeni të aftë mjaftueshëm, për t'u kujdesur për pamjen tuaj në treg. Kjo ka të bëjë shumë me pranimin tuaj. Një pjesë e madhe e saj është se si ju shfaqeni për njerëzit e tjerë - në punë, në veprime, në kompani dhe në komunitet. Ndoshta ju po mendoni se njerëzit nuk duhet t'ju gjykojnë nga pamja juaj. Por, më lejoni t'jua them: ata e bëjnë! Mos e bazoni jetën tuaj në atë që duhet dhe nuk duhet. Bazojeni jetën tuaj vetëm në realitete. Sigurisht që, kur njerëzit do të arrijnë t'ju njohin ata do të gjykojnë nga më shumë se ajo që shohin, por në fillim ata do të gjykojnë nga ajo që shohin. Pra, pamja fizike është pjesë e anës fizike të zhvillimit personal.

Jini i vetëdijshëm për veten, por jo i ndruajtur. Ka një pikë të caktuar që duhet të jemi të vetëdijshëm për veten, të kujdesemi për të, por jo pafund. Disa njerëz shqetësohen për pamjen e tyre gjatë gjithë ditës dhe kjo vetëm se i pakëson vlerat e nuk ja shton. Pra, kujdesuni për pamjen, por jo pafund. Bëni më të mirën që mundeni, dhe lereni atë të bëjë punën e vet. Të jeni i vetëdijshëm për veten, por jo deri në pikën e të qenit i ndruajtur.

3. Mendore

Këtu është pjesa e tretë e zhvillimit personal: zhvillimi mendor. Zhvillojeni mendjen tuaj, zhvilloni shprehi të mira të të menduarit, zakone të mira studimi, duke ndjekur idetë, dhe duke u përpjekur për të gjetur mënyra për të aplikuar sjelljen njerëzore edhe në treg. E gjitha kjo nënkupton zhvillimin e mendjes dhe stërvitjen e mendjes. Pjesë e saj është zhvillimi i shprehive të leximit. Ju nuk mund të jetoni me pak ushqim mendor, kështu që ju duhet të keni gamën e plotë të ushqimit mendor në mënyrë që të rriteni. Ne e quajmë atë, hapje e mendjes.

Gatishmëria juaj për të trajtuar temat e vështira dhe që shumica e njerëzve kanë vendosur që t'i lenë e t'i kalojnë tangent, ju jep një avantazh të jashtëzakonshëm në treg. Si mund t'i zotëroni, pjesë të aftësive të larta, aftësive të jashtëzakonshme që ju bëjnë ju një interpretues i jashtëzakonshëm në treg? Kjo kërkon hapjen e mendjes. Disa njerëz i kapërcejnë poezinë dhe letërsinë, historinë dhe shumë gjëra që duken të vështira për t'i përvetësuar. Por në qoftë se ju tërhiqeni gjithmonë nga diçka që duket pak e vështirë në fillim, ju e  lini veten të dobët. Ju e lini veten të papërgatitur për tregun. Pra, mos kini frikë për të trajtuar gjëra shumë të vështira, por të rëndësishme. Ajo mund të jetë shumë më e lehtë nga sa mendoni, vetëm nëse vendosni që të merreni seriozisht me të dhe të mësoni aftësi pas aftësish.