Bëj këto 7 gjëra për t'u bërë (dhe qëndruar) i motivuar
Motivimi më i mirë është vetë-motivimi. Ja disa këshilla miqësore nga Brian Tracy që mund t’ju frymëzojnë dhe t’ju mbajnë të motivuar në atë që jeni dhe në atë që bëni.
* * * * *
Si mund të qëndroni të motivuar dhe të frymëzuar? Si mund të ruani pasionin, ngacmimin tuaj të ndezur? Duke rishikuar këto mënyra vetë-motivimi rregullisht:
- Merreni seriozisht.
Merrni një vendim, që do të përshkoni të gjithë rrugën, deri në krye. Deri tani, ju keni menduar rreth kësaj. Deri tani, ju e keni kaluar disa herë nëpër mendje. Por tani mblidheni mendjen për ta përshkuar të gjithë rrugën deri në krye, dhe jeta juaj do të ndryshojë. Kjo është gjëja më e jashtëzakonshme.
Jeta juaj është si një hije që shkon në anën e errët të një kodre, deri në momentin që ju vendosni që "unë do të jem më i miri në atë që bëj". Dhe befas ju rigjallëroheni nga drita e diellit, dhe jeta juaj është përgjithmonë e ndryshuar dhe e mrekullueshme.
Merreni seriozisht. Mos luani më.
- Zbuloni çfarë e kufizon hapin tuaj.
Çfarë e kufizon hapin tuaj? Cila është fusha e aftësive që ju frenon? Cila është cilësia e saj? Cili është veprimi? Pyesni njerëzit e tjerë. Zbuloni se çfarë ju duhet për të bërë më të mirën.
Zbuloni se çfarë është ajo që ju ka mbërthyer në vend. Çfarë është gjëja më e rëndësishme që ju frenon dhe që përcakton suksesin tuaj sot?
- Rrethohuni nga njerëzit e duhur.
Kush janë njerëzit e duhur? Fituesit. Rrethohuni nga njerëzit pozitive. Rrethohuni nga njerëz që kanë qëllime e plane, njerëz të cilët janë duke shkuar diku me jetën e tyre dhe që kanë aspirata të larta. Rrethohuni nga shqiponjat. E thotë edhe Zig Ziglar: "Ju nuk mund të merreni me gjelat në qoftë se doni të fluturoni me shqiponjat".
Dhe mbani larg njerëzit negativë. Qëndroni larg nga njerëzit “helmues” që ankohen, qahen dhe rënkojnë gjatë gjithë kohës. Kush ka nevojë për ta? Jeta është shumë e shkurtër.
- Kujdesuni për veten.
Kujdesuni shkëlqyeshëm për shëndetin tuaj. Kjo do të thotë të mbani një dietë të mirë dhe të bëni aktivitet fizik të mirë. Të gjithë e dinë se duhet të hani ushqime të mira, të punoni rregullisht dhe të bëni edhe shumë pushim. Nëse jeni duke punuar shumë gjatë ditëve të javës, bëni edhe nje gjumë te mjaftueshëm këto ditë.
- Shiheni veten si më të mirin.
Përfytyrojeni veten si më të mirin në çdo gjë që bëni, vazhdimisht. Mos harroni, të gjitha përmirësimet në jetën tuaj fillojnë me një përmirësim të fotove tuaja mendore.
- Fol bukur me veten tënde.
Kontrolloni dialogun tuaj të brendshëm dhe praktikoni vetë-bisedimin pozitiv. Si? Thuaj: "Unë jam më i miri." Thuaje. Thuaj: "Më pëlqen vetja ime", "Unë mund ta bëj këtë", "Unë e dua punën time". Nëse i thoni këto gjëra me veten tuaj dhe nuk i besoni ato, atëherë mendoni se ju po e gënjeni veten e kjo nuk është gjë e mirë? Jo, kjo nuk është të gënjeni veten, por ju po i thoni vetes dicka të vërtetë paraprakisht, në avancë. Kjo për shkak se nuk ka rëndësi se nga vini - rëndësi ka se ku do të shkoni.
Bisedoni me veten në mënyrën që dëshironi që të jeni, jo vetëm në mënyrën që gjendeni në këtë moment. Mbani mend, ju mund të gjendeni këtu ku jeni tani, ndoshta aksidentalisht. Por, ku dëshironi të shkoni në të ardhmen, është një objektiv i qartë.
- Ecni përpara.
Lëvizni shpejt. Sensi i urgjencës është një gjë që mund ta zhvilloni dhe që do t'ju dallojë nga gjithë të tjerët. Zhvilloni intuitën për veprim. Kur gjeni një ide të mirë, bëjeni atë menjëherë.
Dhe sa më shpejt që filloni, aq më mirë do të ndjeheni. Dhe sa më mirë që të ndjeheni, aq më shumë do t'ju pëlqejë vetja. Dhe sa më shumë që do ta pëlqeni veten, aq më i lartë do të jetë vetë-vlerësimi. Dhe sa më i lartë vlerësimi për veten, aq më i madh është edhe vetë-disiplinimi juaj. Dhe sa më shumë që vazhdoni e ngulmoni, gjithnjë e më shumë bëheni të pandalshëm.