Blog

Tiparet e një Lideri të madh dhe karakteristikat e një Lideri të "dështuar"

Tiparet e një Lideri të madh dhe karakteristikat e një Lideri të "dështuar"

Në fakt, në artikullin që ju propozojme sot, kemi përmbajtjen e dy artikujve shumë të goditur mbi temën e shumëperfolur vazhdimisht, mbi Liderat dhe Lidershipin. Vendosëm t’i sjellim kështu, pasi mendojmë se janë plotësues të njeri-tjetrit dhe përcjellin një mesazh kuptimplotë. Autorët gjenden mes rreshtave të artikullit, kështu që nuk po i përmendim këtu në hyrje, por vetëm po i falenderojmë për idetë e shkëlqyera që përcjellin. 

                                                            * * * * *

Nëse doni të jeni një udhëheqës, i cili tërheq rreth vetes njerëz me cilësi të larta, çelësi është që të bëheni vetë një person me cilësi të tilla. Lidershipi është aftësia për të tërhequr dikë drejt dhuntive, aftësive dhe mundësive që ofroni ju si pronar, si menaxher apo si prind. Jim Rohn e cilëson udhëheqjen si sfidën më të madhe të jetës.

E rëndësishme, në udhëheqje, është përmirësimi i aftësive. Të gjithë udhëheqësit e mëdhenj vazhdojnë të punojnë me veten e tyre, për t’u bërë më efektivë.

Por si mund të arrihet kjo? Ja tiparet e një lideri të madh që mund t’i zhvilloni edhe ju:

  1. Mësoni të jeni të fortë, por jo të pasjellshëm.

Ky është një hap shtesë që duhet të bëni, për t’u bërë një udhëheqës i fuqishëm, i aftë dhe me një gamë të gjerë mundësish. Disa njerëz ngatërrojnë vrazhdësinë me fuqinë. Siç mund ta kuptoni, ky nuk është një zëvendësim i mirë.

  1. Mësoni të jeni të sjellshëm, por jo të dobët.

Ne nuk duhet të ngatërrojmë dobësinë me mirësinë. Mirësia, ose të jesh i sjellshëm, nuk është dobësi. Mirësia është një lloj i caktuar i fuqisë. Ne duhet të jemi mjaftueshëm të sjellshëm për t’i treguar dikujt të vërtetën. Ne duhet të jemi mjaftueshëm të sjellshëm dhe të vëmendshëm për ta drejtuar dikë aty ku duhet. Ne duhet të jemi mjaftueshëm të sjellshëm për t’i treguar gjërat sic janë dhe jo ta lejojmë dikë të mashtrohet.

  1. Mësoni të jeni i guximshëm, por jo detyrues.

Duhet guxim për të fituar në fund të ditës. Për të ndërtuar ndikimin tuaj, ju duhet të ecni në krye të grupit. Ju duhet të jeni i gatshëm për të marrë shigjetën e parë, për të trajtuar i pari problemin dhe të zbuloni i pari, shenjat e telasheve. Si fermer, në qoftë se doni ndonjë shpërblim në kohën e korrjeve, ju duhet të jeni i guximshëm që të përballeni me barërat e këqija, kohën e keqe dhe insektet që dëmtojnë të mbjellat. Ju duhet të vlerësoni problemin dhe të kapni momentin.

  1. Mësoni të jeni modest, por jo i druajtur.

Ju nuk mund të kapni majat, duke qenë i druajtur apo i turpshëm. Disa njerëz e ngatërrojnë druajtjen me modestinë. Por modestia është virtyt. Druajtja është dobësi, është vuajtje shpirtërore. Ajo mund të shërohet, por ka një problem. Druajtja apo nënshtrimi është si fjala e Zotit - një ndjenjë nderimi dhe frike, një ndjenjë habie, një vetëdije e shpirtit të njeriut dhe frymës, një kuptim se ka diçka të veçantë në lidhje me dramën njerëzore kundrejt pjesës tjetër të jetës. Modestia është zotërim i distancës në mes nesh dhe yjeve, ende duke pasur ndjenjën se jemi pjesë e yjeve.

  1. Mësoni të jeni krenar, por jo arrogant.

Duhet krenari për të arritur ambiciet tuaja. Duhet krenari në komunitetin tuaj. Duhet krenari në permbushjen e një kauze. Por çelësi për t'u bërë një lider i mirë është që të jeni krenar pa qenë arrogant. A e dini llojin më të keq të arrogancës? Arroganca nga injoranca. Është e patolerueshme. Nëse dikush është i zgjuar dhe arrogant, ne edhe mund ta tolerojmë. Por nëse dikush është injorant dhe arrogant, kjo është e tepërt.

  1. Mësoni të bëni humor, por pa budallallëqe.

Në udhëheqje, ne mësojmë se je në rregull, të jesh i mprehtë e jo i trashë; i këndshëm e me humor, por jo qesharak.

  1. Mësoni të silleni me realitetin.

Jini i vërtetë. Ruajeni veten nga agonia dhe mashtrimi. Pranojeni jetën ashtu siç është, me të gjitha dramat e saj. Është interesante.

Jeta është unike. Udhëheqja është unike. Aftësitë që funksionojnë mirë për një udhëheqës ndoshta nuk funksionojnë mirë për një tjetër. Megjithatë, aftësitë themelore të udhëheqjes mund të përshtaten që të funksionojnë mirë për të gjithë: në punë, në komunitet dhe në shtëpi.

 Por, ne të gjithë njohim (nëse jo nga eksperienca e drejtpërdrejtë, nëpërmjet shokëve e miqve tanë) edhe shefa të tmerrshëm, që rrezikojnë të kenë një reputacion të keq dhe krijojnë një mjedis toksik pune, për ekipin e tyre.

Por çfarë i karakterizon këta drejtues, që ekipi nuk dëshiron të ketë marrëdhënie me ta, për të mos thënë që i urren? Përgjigjen e gjejmë në një artikull nga Këshilli i sipërmarrësve të rinj (YEC), ku janë përmbledhur 15 karakteristika, së bashku me shpjegime nga personalitete në fushën e menaxhimit, këtu në vazhdim:

  1. Mungesa e Transparencës

Stafi mund t’ju thotë kur nuk keni qenë plotësisht i sinqertë me ta. Rrallë ka ndonjë arsye që të mos jeni plotësisht transparent me ekipin tuaj, sidomos në një kompani të re, në rritje. Ekipi juaj do ta vlerësojë shumë nëse kupton saktësisht se ku qëndron kompania. Kjo do të ndihmojë të gjithë të jenë së bashku si një ekip, të fokusuar tek problemet që duhet zgjidhur për të mirën afatgjatë të kompanisë. Mungesa e transparencës mund të rezultojë në mungesë besimi. - Mitch Gordon

  1. Mos dëgjimi

Dëgjimi i të gjithë të punësuarëve, sa më shpesh të jetë e mundur aq më i rëndësishëm është për të ndërtuar një ekip besnik dhe të besuar. Të gjithë duhet të jetë pjesë e procesit. Ndërveprimi dhe dëgjimi i ekipit tuaj është diçka që harrohet shpesh nga drejtuesit, e justifikuar kjo me ngutjen dhe nxitimin në punë dhe udhëtime. Kjo nuk duhet të ndodhë. - Jason Grill

  1. Mosmarrja në konsideratë e ideve të të tjerëve

Unë nuk e kuptoja se sa toksike ishte kjo sjellje derisa ma vunë në dukje. Punonjësit tuaj nuk duhet të ndjehen sikur janë aty vetëm per t’ju përkundur juve pasi ju (si drejtues, menaxher) mendoni se nxirrni vetëm flori. Kuptoni një ide të mirë, ndihmoni për ta zhvilluar atë dhe sigurohuni të lavdëroni dhe shpërbleni, kur rezultatet janë të rëndësishme. - Jeff McGregor

  1. Vlerësimi përvojës mbi potencialin

Drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm për të mos mbivlerësuar përvojën ndaj potencialit. Disa nga punonjësit tanë më të mirë nuk kanë qenë me përvojë. Ajo që ata kanë është diçka që është e pamundur të trajnohet ose të zhvillohet, kjo është një zjarr në brendësi të tyre, për të ofruar produkte të klasit botëror për klientët tanë. Ju nuk mund ta mësoni këtë. - Chris Cancialosi

  1. Egoja

Udhëheqësit më të mirë janë ata që e pranojnë fajin, kur gjërat shkojnë keq dhe që japin përgëzime për ekipin e tyre kur gjërat shkojnë mirë. Në mënyrë që të jeni një lider i vërtetë vizionar, duhet të largoni egon personale dhe të përqëndroheni tek njerëzit tuaj, sepse pa ata, nuk mund të shkoni askund. -Nick Friedman

  1. Të punuarit 24 orë / 7 ditë të javës

E pyeta një shokun tim, sipërmarrës, për planet e tij të fundjavës pak kohë më parë. Përgjigja e tij ishte: "Nuk kam ndonjë plan. Punoj çdo fundjavë". Unë e kuptoj pronësinë dhe pasionin që vjen me drejtimin e një biznesi, por ju duhet të jepni një shembull për ekipin tuaj, të keni edhe interesa të tjera dhe t’i mësoni se si të bëjnë pushim. Përndryshe të gjithë do të mendojnë se duhet të punojnë shumë, dhe, se rraskapitja e gjithë ekipit është e pashmangshme (e ndjekur kjo edhe një kulturë toksike). – Susan Lamotte

  1. Mungesa e ndjeshmërisë

Liderët duhet të kuptojnë problemet që has ekipi, dhe pastaj duhet të fillojnë të bëjnë çdo gjë, për të larguar pengesat që ekipi të mund ta bëjë punën, në mënyrën më të mirë të mundshme. Në përvojën time, këto pengesa përfshijnë mungesën e burimeve, mungesën e drejtimit dhe mungesën e kulturës. - Adam Root

  1. Neglizhimi i zhvillimit të Lidershipit

Edukimi dhe krijimi i një plani rritje për të punësuarit, është një nga gjërat që nuk duhet të injorohen, por që shpesh “rrëshqet nëpër të çara”. Duke zhvilluar një plan rritje dhe edukimi, ju jo vetëm që rrisni mbajtjen e punonjësve, por bëni edhe një ekip të zgjuar dhe të etur për dije. Nëse mendoni të kundërtën e kësaj, a mund t’i lejoni vetes që ekipi juaj të mos mësojë apo të rritet? Përfytyroni nëse ekipi juaj i marketingut është duke bërë tani, të njëjtat gjëra që janë bërë katër ose pesë vjet më pare!!! - Sujan Patel

  1. Të qenit tepër konservator

Udhëheqësit modernë duhet të jetë absolutisht këmbëngulës në marrjen e rezultateve që ata dëshirojnë, nga vetja e tyre, organizata e tyre, ekipi i tyre dhe klientët e tyre. Shpëtoni nga nocionet tepër konservatore. Ju humbni 100% të shanseve që nuk i shfrytëzoni. Nëse nuk rrezikoni, ju nuk do ta dini se çfarë mundësie mund të jetë. Kurrë nuk duhet të thoni "do të kemi, mund të kemi, duhet të kemi". Përdorni guximin tuaj, dhe nga përvoja ime, në fund, gjithçka do të shkojë shumë mirë. - Scott Petinga

  1. Lejimi i thashethemeve negative

Përhapja e çdo lloj thashethemi negativ, për të tjerët, dërgon një sinjal se nuk është e sigurt të jesh rreth atij personi. Besimi shkatërrohet menjëherë, dhe njerëzit kanë frikë se ajo që mund të thonë, mund keqinterpretohet pas shpine. Liderët, të cilët ose merren me thashetheme, ose nuk marrin masa për t’i çrrënjosur ato, dëmtojnë më shumë se vetëm moralin e kompanisë. Ata pengojnë rrjedhjen e informacionit, reagimeve të ndershme dhe komunikimin në të gjithë organizatën. - David Hassell

  1. Komunikimi i dobët i Strategjisë

Drejtuesit priren të ndajnë idetë me ne, por nuk ndajnë procesin. Pastaj, kur ekipi fillon duke bërë sugjerime, bazuar në reflektimin e brendshëm dhe zhytjes në mendime, ata zemërohen. Por askush nuk e di se ju e keni menduar tashmë procesin, kështu që të dyja palët ndihen të irrituara. Kolegu im ma ka thënë këtë gjatë gjithë kohës, kështu që kam filluar t’i shkruaj të gjitha idetë dhe planet, dhe të sigurohem që procesi dhe konkluzionet e mia të kuptohen lehtë dhe plotësisht.- Benish Shah

  1. Të qenit mendje mbyllur

Është shumë e rëndësishme që një drejtues të jetë me mendje të hapur dhe të dëgjojë reagime dhe ide nga të tjerët. Duke qenë mendje mbyllur dhe jo i gatshëm për të ndryshuar perspektivën tuaj, do të shkaktoni probleme me punonjësit tuaj dhe me suksesin e biznesit tuaj. - Josh Weiss

  1. Fajësimi

Merrni përgjegjësinë për cdonjë nga dështimet e ekipit tuaj. Në fund të ditës, apo në fund të fundit, ju do t’i mbani të gjitha përgjegjësitë gjithsesi, kështu që lerini ekipit tuaj të kuptojë se gjërat nuk funksionuan në mënyrën e duhur. Pastaj propozoni zgjidhje në vend të caktoni se kush e ka fajin. - Lane Campbell

  1. Paqëndrueshmëria

Unë shpesh jam fajësuar për atë që quhet si shkelje e një dokumenti, protokolli apo shënimi, por ky është një dokument, protokoll apo shënim ku stafi im, klientët dhe shitësit e njohin dhe mund të mbështeten në të. Shpesh shikoj drejtues të cilët janë të paqëndrueshëm dhe ndryshojnë mendje, por kjo çon në konfuzion dhe ngatërrim të sinjaleve në mes të të gjithëve. Të fiksosh armët e tua dhe të pranosh fatin (edhe nëse ai është i keq!) do t’ju japë mundësi të vazhdoni të mësoni, ndërkohë që ndërtoni besimin tek të tjerët. - Kim Kaupe

  1. Të përshtatesh ngadalë

Kompani të reja të suksesshme rriten me shpejtësi. Drejtuesit, të cilët “qëndrojnë në errësirë”, me mendje të ngushtë dhe arrogantë, dështojnë të shikojnë rrezikun. Mungesa e njohurive të çon në pavendosmëri dhe frikë dhe kjo mund të shkaktojë që punonjësit shumë shpejt, të humbasin besimin në udhëheqësin e tyre. - Neil Thanedar