ProspecTime Consulting u themelua nga profesionistë me eksperiencë për të ofruar shërbimet e saj të këshillimit, trainimit, dhe mentorimit në fushën e zhvillimit personal dhe profesional të individëve, bizneseve dhe organizatave.
Nëpërmjet analizave, hulumtimeve të tregut dhe shërbimeve këshilluese, ProspecTime synon të mbështesë bindshëm individët, bizneset dhe organizatat të njohin më mirë funksionalitetin e tyre, ta përsosin atë dhe të rrisin të ardhurat. ProspecTime Consulting është një partner gjithmonë i gatshëm të inkurajojë dhe mbështesë sipërmarrësit, drejtuesit e organizatave dhe bizneseve, për të përgatitur dhe orientuar menaxhim sa më profesional, në mënyrë që të ndërtojnë ekipe të përgjegjshme, të përkushtuara dhe efektive. 
Përvoja e gjatë, studimi i praktikave më të mira botërore, profesionalizmi dhe përkushtimi ynë, jane garanci të cilat u sigurojnë klientëve tanë shërbime cilësore që përmbushin plotësisht pritshmëritë e tyre. Shërbimet tona ju mbështesin të krijoni më qartë projektet tuaja dhe të fokusoheni më shumë drejt përfitimit maksimal. Synimi ynë është që ProspecTime Consulting të konsiderohet si një partner i rëndësishëm për të investuar me cilësi për të ardhmen.
Themeli i filozofisë së veprimtarisë sonë, është i shprehur qartë që në emërtimin e kompanisë “ProspecTime Consulting”.
Në fjalorë të ndryshëm disa nga kuptimet e fjalës – prospect – janë:

  • nga latinishtja  prospectus, - të shohësh në distancë
  • mundësi ose shans për sukses në të ardhmen 
  • një vështrim, opinion mbi të ardhmen, çfarë parashikohet
  • një studim apo pikpamje mbi të ardhmen
  • në biznes: një klient, një klient potencial, etj.

 
ProspecTime – KOHA PËR KLIENTIN, KOHA PËR TË ARDHMEN
 
Ne besojmë në VLERAT tona:

Njohuri - Nëpërmjet eksperiencës, edukimit, studimit të vazhdueshëm dhe njohjes së zhvillimeve, sjellim ekspertizën më të mirë.

Këmbëngulje - sjellim zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Ndershmëri - vërtetësia dhe sinqeriteti karakterizojnë aktivitetin tonë në raport me klientët tanë.

Besnikëri - është përkushtimi ynë ndaj klientëve tanë.

Integritet - respekt reciprok.

Etikë - mbajmë premtimet tona.

Modesti - ne fokusohemi tek rezultati.