Profesionistët e fushave të ndryshme si konsulent, inxhinier, avokat, kontabilist, teknolog etj., pervec zhvillimit te biznesit shpesh janë të përfshirë në procesin e shitjes.

Qëllimi i vlerësimit tuaj si profesionistë është, të ndihmojmë që të kuptoni përparësitë, dobësitë dhe potencialin tuaj për rritjen e performancës së shitjeve, si element bazë për zhvillimin e biznesit.

Procesi i vlerësimit dhe analizës së cdo punonjësi në organizatën tuaj, detajon potencialin e çdo individi dhe ju siguron një plan praktik mbi aftësitë që çdo individ duhet të mësojë, drejtimet që duhet të zhvillojë dhe dobësitë që duhet të kapërcehen për të arritur sukses në zhvillimin e biznesit.

Bazuar në rezultatet e vlerësimit, ne do ju dorëzojmë rekomandime specifike dhe një plan veprimi me hapat që duhen të bëni për të përmirësuar ndjeshëm rezultatet e zhvillimit të biznesit.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj