Career Direct® është një këshillim revolucionar i bazuar mbi sistem vlerësimi që kombinon parimet themelore të administrimit të dhuntive me teknologjinë dhe statistikat më të fundit të udhëzimit të karrierës.

Career Direct® ka mbi 20 vite zhvillimi dhe është testuar dhe vlerësuar për vlefshërinë e saktësisë në mënyrë rigoroze.

Përafërsisht 200,000 klientë, të rritur, studentë dhe nxënës kanë përfituar nga Career Direct®.

Career Direct® është dizenjuar duke patur në mendje zbatimin global. Aktualisht, mjeti mund të gjendet dhe përdoret në 18 gjuhë të ndryshme, midis të cilave edhe në shqip. Secili Raport i Detajuar është shtrirë në mënyrë sistematike përmes një formati lehtësisht të lexueshëm. Gjithashtu janë vënë në dispozicion burime shtesë për t'i asistuar klientëve në kërkimin e tyre për fushat e karrierës dhe arsimit, që u përshtaten më mirë përbërjes së tyre unike ashtu si tregohet në Raportin e Detajuar.

Çfarë e bën unike Career Direct®?

Është një nga mjetet e pakta të vetëvlerësimit që i përqaset udhëzimit të karrierës nga një perspektivë përsosmërie, që fokusohet në katër dimensione kyç të përbërjes së një personi - Personaliteti, Interesat, Aftësite dhe Vlerat. Shumica e mjeteve udhëzues të karrierës, mbulojnë një ose dy nga këto fusha. Career Direct® u zhvillua që të inkorporonte të plota të katër dimensionet në një Raport të Detajuar.

Disa fakte Interesante mbi Career Direct® :

  • Testi mund të plotësohet brenda një ore.
  • Raporti i Detajuar është 34 faqe.
  • Konsulentët e Career Direct® janë trajnuar dhe përgatitur në mënyrë specifike dhe me kujdes për t'iu asistuar klientëve të tyre.
  • Aktualisht Career Direct® ka konsulentë aktivë në 47 vende të botës.
  • Career Direct® është zhvilluar në mënyrë psikometrike dhe është statistikisht i verifikueshëm dhe i besueshëm. Një Manual Zhvillimi dhe Kërkimi është vënë në dispozicion për t'u rishikuar nga publiku.

Sa i vlefshëm është Career Direct®?

Faktorët nga pjesa e personalitetit të Career Direct® janë vlerësuar kundrejt dhe janë të lidhura në mënyrë të veçantë me faktorë të ngjashëm në Inventarin Hogan të Personalitetit dhe Costa dhe McCrae's Neo-PI.

Sa i besueshëm është Career Direct®?

Testet e besueshmërisë janë në nivelet më të larta të pranuara, siç duket edhe në përputhjen e brendshme dhe në matjet test-ritest të besueshmërisë të treguar më poshtë.

Cila është historia hulumtuese prapa Career Direct®?

Shkurtimisht, testi vlerësues është zhvilluar gjatë një periudhe dhjetë-vjeçare duke përdorur parimet standarde psikometrike dhe testimin e mijëra njerëzve. Testi vlerësues nuk është i bazuar, ose nuk rrjedh nga instrumentat ekzistuese, por është zhvilluar nga niveli i pikëve duke përdorur analizën e faktorit dhe analiza të tjera statistikore për të zhvilluar faktorët dhe për të shënuar rezultatet.

ProspecTime, nëpërmjet konsulentëve të çertifikuar nga Career Direct®, është i gatshëm t’ju ndihmojë të zbuloni rrugën tuaj "të drejtë"!

Ndërmerrni hapin e parë sot, për të zbuluar kush jeni dhe çfarë është më e përshtatshme për ju, e pas kësaj të jeni të vetëdijshëm për vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj, si në aspektin e edukimit edhe në atë profesional.

Telefononi tani në +355 682038417, dërgoni e-mail në info@prospectime.com, ose KËTU dhe ne do të jemi me ju përgjatë gjithë procesit të vlerësimit.